E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: Koalicioni i Integrimit do fitojë dhe në 2013-ën, Rama humbës profesionist dhe i pandreqshëm

18-12-2011 / Gazeta 55

Zgjedhjet e ardhshme, LSI në proces ristrukturimi


Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u shpreh sot se LSI, është përfshirë në një proces ristrukturimi të strukturave të saj. Gjatë një konference për shtyp, Rama e vlerësoi këtë proces si demokratik dhe mjaft të rëndësishëm. Sipas tij, riorganizimi i LSI-së në të gjitha nivelet vjen si domosdoshmëri e misionit të kësja partie për përballimin e sfidave politike. “Pjesë e rëndësishme është parapërgatitja për fushatën e ardhshme zgjedhore, pasi synimi i LSI-së është fitorja në zgjedhjet e vitit 2013”, u shpreh Rama.


Ndërkohë që ndalur në këtë proces ristrukturimi dhe organizimi të strukturave të partisë, Rama garantoi transparencë të garës mes përfaqësuesve e individëve që do të jenë pjesë e këtij procesi.


Por gjatë konferencës së tij për shtyp, Luan Rama komentoi dhe zhvillimet më të fundit në kampin socialist. Sipas tij, kryesocialisti Edi Rama ka dëshmuar tashmë që është një humbës profesionist dhe i pandreqshëm. “Çështjet që po merremi janë shumë më të rëndësishme dhe nuk kemi kohë të humbasim me lajthitjet e halucinacionet e një humbësi profesionist dhe të pakorrigjueshëm” – tha ai.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›