E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni i Mynihut interesohet për Lorik Canën, lojtari ok për kalimin

Tiranë (Start)- Futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Olimpikun e Marsejës. Shumë skuadra eupiane kanë shfaqur hapur interesimin e tyre për shërbimet e lojtarit. Vetë lojtari është shprehur për “Vizion +”, se ndhoshta ky është sezoni i tij i fundit tek ekipi francez.

“Ka shumë mundësi që ky të jetë sezoni im i fundit te Marseja. Do të doja që të fitoja një trofe të rëndësishëm këtë sezon me ekipin tim dhe do të luftojmë deri në fund për këtë”, deklaroi kapiteni i Marsejës.

Shumë skuadra elitare në Europë kanë shfaqur interesimin e tyre për futbollistin kosovar. Interes kanë shfaqur ekipet e Arsenalit, Realit të Madridit, Romës, Napolit, dhe së fundmi është interesuar Evertoni. Klubi anglez ofroi një shumë prej 12 milionë eurosh, por një shifër e tillë është e papranueshme për Marsejën, e cila kërkon më shumë për Canën.

Vetë futbollisti është shprehur se do të pëlqente një skuadër elitare në Europë, dhe së fundmi, interesimin e Bajernit të Mynihut kosovari e pëlqen shumë.

“Kam pasur gjithnjë oferta, madje muajt e fundit interesimi i klubeve prestigjioze evropiane është rritur ndjeshëm. Gjatë kohëve të fundit ka shfaqur një interes të madh edhe Bajerni i Mynihut, skuadër e cila më pëlqen shumë dhe shpresoj që të mund të vesh fanellën e saj së shpejti”, është shprehur Cana për “Vizion +”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›