E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguaji kundër Francës mbështet tek futbollistët e Serisë A

Montividio (Start)- Një nga përfaqësueset më të mira të futbollit latin, Uruguaji, do të mbështet tek futbollistët që luajnë në kampionatin italian për ndeshjen kundër Francës. Trajneri i kombëtares uruguajane, Oskar Tabarez, në listën prej 20 lojtarësh që ka grumbulluar, pesë prej tyre i ka në kampionatin italian.

Lojtarët luajnë në skuadra të ndryshme në Serinë A, dhe paraqitja e tyre me skuadrat ku janë, e ka shtyrë teknikun e kombëtares t’i grumbullojë kundër Francës. Lojtarët janë: Karlos Valdez (Rexhina), Kardasio (Milan), Gargano (Napoli), Martinez (Katania) dhe Kavani (Palermo).

Një paraqitje e mirë e Uruguajit në ndeshjen e Parisit, i cili boshtin e ka me lojtarë të Serisë A, do të ishte një plus i madh për këtë kampionat, pasi lojtarët janë të nivelit mesatar në Itali.

Uruguaji është shpallur dy herë kampion bote në historinë e tij, dhe në kampionatin e Amerikës Latine është skuadra që ka fituar më shumë trofe, bashkë me Argjentinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›