E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hargreaves serish pa fat, sezon i mbyllur

Lojtari i kombetares se Anglise do udhetoje per ne SHBA ku pas dy javesh do t’i nenshtrohet nje tjeter operacioni ne kemben e tij.

Kohe te veshtira per mesfushorin e Manchester United, Owen Hargreaves. Ish lojtari i Bayern Munich qe numeron disa demtime ne karrieren e tij, duhet te perballet me nje tjeter pike te erret. Hargreaves e ka mbyllur sezonin para kohe per shkak te nje demtimi te rende ne gjurin e majte.

Lojtari i kombetares se Anglise do udhetoje per ne SHBA ku pas dy javesh do t’i nenshtrohet nje tjeter operacioni ne kemben e tij. Prej disa kohesh, Hargreaves vuante nga dhimbjet ne tendine por edhe kete here ai nuk i shpeton dot bisturise, duke pesuar nje tjeter goditje te ngjashme me ate te yjeve Owen, Ronaldo por edhe Deisler ne Gjermani, karriera te te cileve eshte kushtezuar shume nga demtimet e renda.

Hargreaves eshte vetem 27 vjec dhe ai cilesohej si nje pike referimi ne mesfushen e Manchester United por edhe ne ate te kombetares se Anglise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›