Kelni kerkon Podolskin: Kthehu ne shtepi

Nje qytet i tere ne kerkim te sulmuesit te talentuar Lukas Podolski. Kelni, ku lojtari i Bayern Munich u rrit si lojtar, kerkon qe ish idhulli i skuadres te bashkohet serish me kete klub.
Kryabashkiaku i qytetit buze Renit, i ka derguar nje mesazh lojtarit. “Kemi nevoje per nje personalitet futbolli si Lukas. Eshte nje prej lojtareve te pazevendesuseshem. Poldi dhe Kelni i perkasin njeri-tjetrit”, eshte shprehur kryebashkiaku Fritz Schramma ne nje interviste dhene per gazeten sportive “Bild”.
Ne te vertete, sulmuesi i Gjermanise nuk e ka fshehur asnjehere deshiren per t’u rikthyer ne shtepi. Nderkohe, pozicioni i tij tek Bayern Munich pritet te sqarohet shume shpejt, pasi Podolski nuk preferon te qendroje me ne Bavari sepse ai aktivizohet shume pak minuta me klubin kampion. Ne gjurmet e tij jane edhe skuadra si Real Madrid, Juventus, Roma dhe Fiorentina.