E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italisë: Udineze, Sampdoria dhe Napoli në çerekfinale

Romë (Start)- Kupa e Italisë nuk ka sjellë surpriza në tre ndeshjet e luajtura mbrëmë për turin e pestë. Udineze, Sampdoria dhe Napoli, arritën të fitonin ndeshjet e tyre për këtë tur, duke u bërë çerekfinalistet e para të kupës.

Udineze arriti të fitonte pas goditjeve të 11-metërshave, mbasi rezultati i kohës së rregullt përfundoi në barazim 0-0.

Sampdoria fitoi përballë Empolit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Në ndeshjen tjetër Napoli arriti të fitojë pa shumë histori përballë Salernitanës. Me këtë rezultat skuadra napolitane konfirmon dhe një herë se në Itali qëndron tek “bigët”.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e plota të këtyre tre takimeve.

Udineze-Rexhina 0-0 (8-7 pen.)

Sampdoria-Empoli 2-1
31' Bonaxoli (S), 45' pen. Fornaroli (S), 62' Lodi (E)

Napoli-Salernitana 3-1
16' aut. Pekarisi (S), 25' Pia (N), 50' Di Napoli (S), 53' pen. Hamshik (N)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›