Bajerni i Mynihut pret Bordonë, fitorja është detyrim
Katër pikë ka ekipi gjerman, një më pak se Juventusi i vendit të dytë dhe tre më pak se Bordoja që kryeson grupin. Në rast të një dështimi të mundshëm në shtëpi përballë francezëve dhe një fitoreje të Juves në Izrael, atëherë objektivi minimal i Bajernit rrezikohet.
Nga ana e tyre, zhirondinët vijnë në këtë takim me petkun e kryesueses së grupit A dhe janë më të qetë. Edhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Loran Blank, duke pasur parasysh që takimin e radhës do ta luajnë në shtëpi përballë Makabi Haifas.
Për trajnerin Luis Van Gal nuk do të jenë në dispozicion disa nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, Riberi, Van Bujten dhe Tomas Muler. Kjo është e dyta herë që këto dy ekipe vihen përballë njëri-tjetrit. Takimi i parë ishte ai i luajtur në Francëjavën e kaluar, nga i cili dolën fitues vendasit me rezultatin 2-1.
Bajern Mynih – Bordo, formacionet e mundshme:
Bajern Mynih 4-2-3-1: Butt; Lahm, Brafheid, Badshtuber, Pranjic; Timoshuk, Van Bomel; Oliç, Shvajnstajger, Roben; M.Gomez. Trajner: L. Van Gal
Bordo 4-2-3-1: Karaso; Çalme, Ciani, Planus, Tremoulinas; A.Diarra, Fernando; Plasil, Gurkuf, Vendel; Çamak. Trajner: L. Blank
Gjyqtar: P. Proença (Portugali)