E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri, për të bërë detyrën në “Old Traford”

9 pikët e grumbulluara në tre ndeshjet e para në grup, bëjnë që “Djajtë e Kuq” ta kenë pothuajse të sigurtë kalimin për në fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. Në stadiumin e vet, Mançesteri nuk humbet një takim në Champions që prej vitit 2005.

Trajneri i anglezëve, Aleks Ferguson, nuk e ka thirrur Uejn Runin për këtë ndeshje, duke e lënë atë pushim, për ta pasur më në formë në ndeshjet e Premier Ligës. Duke parë krizën e dëmtimeve në kampionat dhe rëndësinë e ndeshjes së sotme, “Sir” Aleks ka luksin të lërë pushim një nga lojtarët më në formë të skuadrës për momentin.

Nga ana tjetër, rusët luftojnë me Volfsburgun për t’u renditur në vendin e dytë në grup, për të kaluar në fazën tjetër. Gjermanët kanë një pikë më tepër se CSKA-ja dhe sot në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Turqisë për t’u ndeshur me vendasit e Beshiktashit.

Mançester Utd. – CSKA Moska, formacionet e mundshme:

Mançester Utd. 4-4-1-1: Van der Sar; Nevill, Ferdinand, Vidiç, Evra; Valencia, Skols, Anderson, Nani; Kerrik; Berbatov. Trajner: A. Ferguson

CSKA Moska 4-4-1-1: Akinfev; Odiah, V.Berezutski, Ignasheviç, A.Berezutski; Krasiç, Semberas, Dzagoev, Shenikov; Rahimiç; Necid. Tajner: L. Slutski

Gjyqtar: O. Benkuerença (Portugali)   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›