Bajerni “shoping” te Dortmundi, Levandovski më pranë
TIRANE-Barcelona dhe Bajerni kanë lënë pas për momentin ndeshjen mes tyre dhe janë përqendruar në merkato, sidomos gjermanët. Tit Vilanova rinovon edhe për një sezon tjetër me Barcelonën, ndërsa bavarezët, pas marrjes së Gëces nga Dortmundi, duan Levandovskin dhe Humels.
Çështja e polakut thuajse është e zgjidhur, ndërsa për Humels vijojnë tratativat. Përveçse bavarezët përforcohen, dobësojnë kështu edhe rivalin direkt të tyre, Dortmundin dhe çështja e titullit në Gjermani duket e zgjidhur për sezonin tjetër nga Bajerni i Mynihut. Janë tre lojtarët më të mirë të Dortmundit, që do t’i donte çdo klub. Megjithatë, merkato mund të marrë kah tjetër, sidomos me Humelsin, i cili ka kontratë me Dortmundin deri më 2017. Ndërsa Levandovski mësohet se ka firmos një parakontratë me bavarezët, por duke qenë se sezoni nuk ka mbaruar, atëherë nuk mund të flitet për këtë çështje. Në kampin e Dortmundit, Gëce është quajtur tradhtar dhe nuk është çudi që edhe heroi i tyre Levandovski, që shënoi 4 gola ndaj Realit, të quhet i tillë, apo t’i digjet edhe fanella, siç bënë me Gëcen.
(d.b/BalkanWeb)