Deputeti Tahiri publikon foto të ministrit Noka me shoferin e Arben Frrokut

TIRANE - Deputeti socialist, Saimir Tahiri publikoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi të ministrit të Brendshëm Flamur Noka , teksa takohet në një lokal me shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.
Në foto duket ministri Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Tahiri rrethon Noken dhe shkruan 'Nul Moka'
Bashkë me ta dhe Arben Ristani, zëvendës ministër i Brendshëm. Ndërkohë që Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. Takimi sipas Saimir Tahirit, është zhvilluar me kafen ne pronësi të vetë Vlashit, “Bar Ardi”, “Rr. 3 Dëshmorët”.
Pas publikimit të fotove, deputeti Tahiri shtron disa pyetje, nëse komprometohen hetimet mbi komisar Dritan Lamaj pas këtyre takimeve në lokale. Duke ironizuar Tahiri kujton dhe foton e Frrokut me krerët e policisë, të publikuar pak kohë më parë.
Tahiri gjithashtu i kërkon llogari ministrit të japë shpjegime publike :
Ja cfare shkruan Tahiri ne Facebook
“Foto e Ministrit Nul Moka, duke pire kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, te dyshuarit kryesor te Policise per vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Bashke me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut. Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronsi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret. Pas fotos se gostis me cifteli te Kulicit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise.
Ministri ka detyrimin publik te dali e te jape llogari:
1. A eshte diskutuar per Arben Frrokun ne ate tavoline?
2. A kompromentohen hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt nga keto takime?
3. Cila eshte lidhja e Mul Mokes dhe Ristanit me shoferin dhe kusheririn e Arben Frrokut?
Zv/ministri i Brendshem, Ristani duke iu bashkuar tryezes
Dhe ne fund kam nje koment: Sigurisht kjo foto nuk i thote te gjitha. Sigurisht as foto e gostise me cifteli mbase nuk i thote te gjitha.
Por e sigurte eshte qe keto foto shtojn me shume dyshimin publik per bashkepunimin e policise me krimin, pa kursyer as Ministrin Nul Moka.
Sic eshte e sigurt se nje Minister qe shkulet nga zyra per te takuar shoferin e te kerkuarit kryesor per vrasjen e nje komisari dhe nuk shkulet nga zyra te takoje familjaret e vete komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Brecani, ose qytetaret e nxjerre jashte shtepive prej leckash me dhune e plumba nga policia, le te kuptosh se nuk eshte aty si Minister per te bere detyren ndaj qytetareve, por misionin ndaj partise pushtet dhe perfaqsuesve te krimit.
Sic eshte e sigurte se ky pushtet, ky kryeminister me kete minister injorant, ka humbur perfundimisht betejen me krimin dhe sot nuk ngjall me te qytetaret as besim e as siguri per jeten dhe pronen, por frik dhe mllef per keta palaco qe me shpejt lidhen me boten e zymte te krimit sesa me hallet ne drit te diellit te qytetareve.
Ne 23 qershor, thjesht do rilindim Policine e Shtetit. Pa keta perfaqesues te kupoles qe me leht u vjen te bejne gangsterrin sesa sherbetorin e qytetareve.”- shkruan Tahiri në “Facebook”.
Biznesmeni Arben Frroku u arrestua në Selanik për llogari të drejtësisë shqiptare pasi akuzohet për vrasjen e komisarit, Dritan Lamaj, më 24 Shkurt.
Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e Frrokut, pasi dyshon se është autor i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e "Vasil Shantos", ku kryekomisar Lamaj, që për një kohë të gjatë ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr.6 në Tiranë, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku. Frroku u arrestua pa kaluar as 24 orë nga krimi i rëndë, në një hotel në Selanik të Greqisë. Frroku nuk e ka pranuar akuzën e rëndë. Ndërkohë që, prokuroria e mbështet akuzën ndaj biznesmenit në dy momente, tek një telefonatë që Frroku ka bërë pas vrasjes, ku shprehet se ka mbyllur një punë të madhe.
Arben Frroku me krere te policise ne restorant
Arben Frroku ne pranga ne gjykaten e Selanikut, foto ekskluzive News24
(d.b/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tahiri publikon foto te ministrit Noka me shoferin e Arben Frrokut