E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri publikon foto të ministrit Noka me shoferin e Arben Frrokut (FOTO)

nul-nokaTiranë- Deputeti socialist Saimir Tahiri ka publikuar mesditën e sotme në rrjetin social Facebook fotografi të ministrit Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të policisë për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj.

“Bashkë me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut.

Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronsi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret.

Pas fotos se gostis me çifteli te Kulicit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise.

Ministri ka detyrimin publik te dali e te jape llogari:

1. A eshte diskutuar per Arben Frrokun ne ate tavoline?
2. A kompromentohen hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt nga keto takime?
3. Cila eshte lidhja e Mul Mokes dhe Ristanit me shoferin dhe kusheririn e Arben Frrokut?

Dhe ne fund kam nje koment:  Sigurisht kjo foto nuk i thote te gjitha. Sigurisht as foto e gostise me cifteli mbase nuk i thote te gjitha. Por e sigurte eshte qe keto foto shtojn me shume dyshimin publik per bashkepunimin e policise me krimin, pa kursyer as Ministrin Nul Moka. Siç eshte e sigurt se nje Minister qe shkulet nga zyra per te takuar shoferin e te kerkuarit kryesor per vrasjen e nje komisari dhe nuk shkulet nga zyra te takoje familjaret e vete komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Brecani, ose qytetaret e nxjerre jashte shtepive prej leckash me dhune e plumba nga policia, le te kuptosh se nuk eshte aty si Minister per te bere detyren ndaj qytetareve, por misionin ndaj partise pushtet dhe perfaqsuesve te krimit. Siç eshte e sigurte se ky pushtet, ky kryeminister me kete minister injorant, ka humbur perfundimisht betejen me krimin dhe sot nuk ngjall me te qytetaret as besim e as siguri per jeten dhe pronen, por frik dhe mllef per keta palaço qe me shpejt lidhen me boten e zymte te krimit sesa me hallet ne drit te diellit te qytetareve”,- shkruan Tahiri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Tahirit më 23 qershor, do të rilindë Policia e Shtetit. “Pa keta perfaqesues te kupoles qe me leht u vjen te bejne gangsterrin sesa sherbetorin e qytetareve”,-thotë Tahiri.

Ndërkohë Arben Frroku është në paraburgim në Selanik në pritje të procedurave të ekstradimit në Shqipëri për llogari të drejtësisë sonë.

Fotot ku duket Noka me shoferin e Frrokut

Fotot ku duket Noka me shoferin e Frrokut ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›