E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Rama dhunoi diplomatin Egin Ceka në Vienë. PS: Shpifje banale

ramaTiranë- Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar sot incidentin e raportuar në media mes kryesociliastit Edi Rama dhe diplomatit shqiptar në Vienë, Egin Ceka.

Në një deklaratë për mediat zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi i ka dhënë detaje mbi konferencën e mbajtur dje në Vienë, ku sipas saj kreu i opozitës ka dhunuar si verbalisht ashtu edhe fizikisht diplomatin shqiptar.

Sipas saj MPJ-ja dënon të tilla aktesh, të cilat, shtoi ajo, prishin imazhin e vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nga ambsadori Spirto Koço pranë misionit të OSBE-së në Vienë lidhur me një incident në Akademinë Diplomatik, gjatë një bisede ku i ftuar ka qenë kreu i PS-së, z.Edi Rama. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë diplomatë shqiptarë dhe të huaj. Gjatë bisedës është fyer imazhi i republikës, po ashtu në fund të bisedës diplomat i jonë në Vjenë dhe që operon pranë OSBE-së, zoti Egin Ceka, është fyer. Ai është afruar pranë zotit Rama për të diskutuar mbi një pikë lidhur me pengimin të votës së shqiptarëve emigrantë nëpërmjet ambasadave. Sipas tij kjo votë nuk do të ishte e mundur për shkak të politizimit të dipolmacisë. Nisur nga dëshira për të biseduar zoti Ceka është afruar duke theksuar se shërbimi diplomatik nuk është i poltizuar dhe do e kryente një shërbim të tillë. Zoti Rama ka reaguar në mënyrë agresive duke përdorur dhunë verbalë dhe më pas fizike, e cila ka përfunduar me konflikt të hapur, i cili është shpërndarë nga të pranishmit. Ai i ka kërkluar Cekës të dalë nga salla duke përdorur fjalë banale,- shprehet MPJ-ja.

Më tej zv.ministrja u shpreh se Ministria e Jashtme e dënon një akt të tillë. Sipas saj është një cënim ndaj diplomatëve, të cilët po punojnë për imazhin e vendit.

Menjëherë ka reaguar Partia Socialiste, ku në një deklaratë për mediat thotë se shpreh keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar.

“Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike. Ndërkohë sot, Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një “diplomati” që s’është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit”,-thuhet në reagimin e selisë rozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›