E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç: Ekziston kufiri të cilin Serbia nuk guxon ta kalojë

SERBI - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar se ekziston kufiri të cilin Serbia nuk guxon ta kalojë, e kjo është shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në mbarë territorin e Kosovës dhe ka shtuar se pa Serbinë nuk ka pavarësi të Kosovës që Prishtina të detyrohet në bisedime të pranojnë atë që është e logjikshme dhe normale.

Në intervistën për televizionin “Hapy” të Beogradit , Nikoliç ka thënë se Serbia ka pranuar më herët organizimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës për shkak se dëshiron t’i përmbush kushtet e BE me çka do t’i ndihmonte vetvetes për t’i nisur negociatat dhe një ditë të bëhet anëtare me të drejta të barabarta në BE. Sikur dikush të mendonte mbi atë se ato në realitet janë negociata për pavarësinë e Kosovës, do të hiqte dorë nga ajo ide, dhe çdo gjë do të mbetej nën mbikëqyrjen e KS të KB, “atje ku është vendi”, konsideron Nikoliç, transmeton RTK.

Mirëpo, ka shtuar presidenti serb, tani është shumë vështirë, sepse ekzistojnë bllokada të ndryshme edhe në vet KS të OKB. Nikoliç konsideron se nga Brukseli ka trysni “të heshtur” në anëtarët e ekipit tonë negociator dhe direkt në kryeministrin e nën-kryeministrin për të lëshuar pe.

“Por të gjithë e kanë të qartë se ekziston kufiri të cilin Serbia nuk guxon ta kalojë – ky kufi është shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në mbarë territorin e Kosovës, veçmas shtrirja në katër komunat në veri të Kosovës, sepse kjo nënkupton se Serbia zhduket nga ajo hapësirë... Ne e kemi mbështetjen e qytetarëve për sjellje të këtillë dhe kjo është evidente dhe vetëm me sjellje të tillë mund ta mbrojmë Serbinë”, ka thënë Nikoliç.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›