E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni nis përgatitjet, entuziazëm pas një sezoni zhgënjyes

ANGLI- Pas një sezoni zhgënjyes, në kampin e Bajernit të Mynihut ka qenë një atmosferë fillimi të ri, në ditën e parë të përgatitjeve për edicionin 2011-2012. Trajneri Jup Hejnkes zhvilloi seancën e parë stërvitore, pasi Bajerni do të luajë këtë vit në turin paraeliminator të Champions League.

Bavarezët zunë vetëm vendin e tretë në kampionat, ndonëse kanë një diferencë shumë të madhe në emra me Borusian e Dortmundit dhe me Bajer Leverkusen. Ishte kjo arsyeja që Bajerni largoi në mes të sezonit trajnerin Luis Van Gal, duke ia besuar ekipin Andries Jonker, në pritje të Jup Hejnkes, që ishte i impenjuar me Leverkusenin. Në ditën e parë të stërvitjes, entuziazmi ka qenë i madh jo vetëm te futbollistët, por edhe te tifozët e Bajernit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›