E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri pranon kurdisjet

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 08:18

Një prej portierëve më të mirë në ligën koreane ka pranuar përfshirjen e tij në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve, kanë njoftuar mediet lokale koreane. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi një zyrtar nga K-League duke thënë se portieri ka pranuar se ndihmoi kurdisjen e ndeshjeve sezonin e kaluar, derisa luante për Chunman Dragons.

Futbollisti nuk është identifikuar zyrtarisht, mirëpo besohet se bëhet fjalë për portierin e Jeonbuk Hyundai, Yeom Dong-Gyun, i cili luajti për ekipin U-23 të Koresë së Jugut dhe ishte edhe zëvendësues në ekipin e parë. Ai u paraqit në ligë që ka ofruar dënime më të lehta për ata që i përmbahen afatit kohor prej një muaji për të pranuar përfshirjen e tyre.

“Portieri së pari informoi trajnerin e Jeonbuk, Choi Kang-hee, të premten mbrëma”, tha sekretari i përgjithshëm i K-League, Ahn Gi-heon. “Pas bisedës me Lee Chul-geun, menaxherin e përgjithshëm të Jeonbuk, ne vendosëm ta kalojmë rastin te prokurorët”, shtoi ai.

Më herët gjatë këtij muaji, Asociacioni i Futbollit i Koresë shqiptoi dënime të përjetshme për 10 futbollistë të akuzuar për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›