Bajerni nuk e lëshon Riberinë as për 70 milion
Munih - Bajerni i Munihut nuk ka ndërmend ta lërë Frank Riberinë as për 70 milionë euro. Këtë e deklaron drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Uli Hënes, i cili konfirmon edhe një herë mbështetjen e klubit për futbollistin francez.
Shumë klube gjigante të futbollit evropian interesohen për shërbimet e Riberisë, por skuadra e Bajernit nuk dëshiron në asnjë mënyrë të lëshojë lojtarin e saj më të mirë.
“Riberinë nuk e shesim as për 70 milionë euro. Ende nuk kemi marrë një ofertë zyrtare për të, as nga Reali i Madridit, as nga Mançester Junaited, apo nga Çelsi”, theksoi Hënes për “Kicker”
Kontrata e Riberisë me Bajernin e Munihut skadon në verën e vitit 2011, por kohët e fundit po përflitet gjithnjë e më shumë për një largim të tij nga Gjermani në fund të sezonit.