E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho prezantohet në Santos

Sulmuesi brazilian, Robinho është prezantuar si futbollist i Santosit të hënën. 26-vjeçari i është bashkuar ish-klubit të tij në formë huazimi për gjashtë muaj nga Manchester City.

Robinho ka qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares braziliane, por ishte i brengosur se mungesa e paraqitjeve të vazhdueshme në City mund t’i kushtonte me vend në ekip për Kampionatin botëror.

“Jam i lumtur që jam këtu. Kam dashuri të madhe për Santosin. Do të mundohem t’ju gëzoj me fitore të Santosit në çdo ndeshje”, tha Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›