Korçë, “burg pa afat” për vrasësin e tre vëllezërve
Gjykata e Korçës, ka vendosur sot që shtetasi Besim Karaji që qëndrojë në burg, deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen e Karait, për të mos lejuar një hakmarrje të mundshme nga familja Mulliri. Ngjarja e rëndë, ku mbetën të vdekur tre persona ndodhi të premten e shkuar në fshatin Vidohovë të Devollit. Mendohet se krimi ndodhi për arsye xhelozie dhe më pas për një shumë parash, por gjykata ende nuk ka dhënë versionin e saj përfundimtar. Për tre ditë me radhë, policia e kërkoi vrasësin e vëllezërve Mulliri, në Korçë dhe përtej kufirit në Greqi, por ai u gjet dhe u arrestua në Fushë Krujë, gjatë së hënës.