E Diel, 1 Nëntor 2026

Mariga në Inter

Inter ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit McDonald Mariga nga Parma për 2.5 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mariga fillimisht ishte në prag të transferimit te klubi nga Premierliga, Manchester City, mirëpo nuk iu lëshua leja e punës dhe kjo u mundësoi Nerazzurrëve të realizojnë blerjen e tij.

“Inter ka blerë në formë të pronësisë së përbashkët mesfushorin McDonald. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2014 dhe do të bartë fanellën me numrin 17”, thuhej në një komunikatë të Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›