Bulqizë, vritet me thikë një 25-vjeçar, pranga autorit
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, nga ku ka humbur jetën shtetasi Fatos Daxha. Policia tha se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit të krimit, shtetasin Gëzim Tomaj, duke e pranguar pak orë më vonë pas vrasjes. Mësohet se 25-vjeçari është qëlluar me thikë, duke e shkaktuar plagë që i morën jetën. Organet e hetimit shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim.