E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko i “trembet” 10 kartonave të verdhë të Luftëtarit

Partizani e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen e radhës me Luftëtarin, ekipin që mposhti Dinamon 2-0. Skuadra e Bajkos synon të marë pikët maksimale me formacionin e Ilir Spahiut, një ish-trajner i dikurshëm i të kuqve dhe një nga kandidatët "verorë" për të drejtuar skuarën e presidentit Xhani. Partizani, vjen në sfidën me Luftëtarin pas barazimit 0-0 me Teutën, ku më të mirët kanë qenë për të kuqtë mbrojtësi Alain Kardek dhe mesfushori Dritan Babamusta, të cilët shënuan edhe në fitoren 3-2 të Partizanit me Apoloninë. Por, ashtu si dhe në takimin e së dielës me durrsakët, do të mungojnë sërish kapiteni Dorian Bylykbashi dhe autori i golit të më të shpejtë në të gjithë historinë e kampionateve shqiptare, 21 vjecarit Gjergji Muzaka, që 29 shtator mbush 22-vjec. Një tjetër shqetësim për trajnerin 60-vjecar Neptun Bajko, është dhe rikuperimi jo i plotë i mesfushorit të Kombëtares së Shpresave, 20-vjecarit Elis Bakaj.
Entuziazmi në kampin gjirokastrit është rikthyer sërish pas fitores me Dinamon, dhe në shërbim të skuadrës do të jetë edhe i riktthyeri nga pezullimi me karton të kuq Ylli Shameti, si dhe Fejzo Shenaj e Arbër Bistri.
Ish-trajneri i Kombëtares, Neptun Bajko i trembet jo pak lojës së ashpër të futbollistëve të Luftëtarit, ekipit që është ndëshkuar më shumë në Superligë me plot 10 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›