E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johanson-Duka, përgatitet “formula” anti- MTKRS

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka vazhdon të sigurojë mbështetje të fuqishme nga "qeveria" europiane të futbollit. Kësaj rradhe është presidenti i UEFA-s, suedezi Lenart Johanson që pasi është informuar në detaj nga presidenti i FSHF-së, Duka mbi zhvilimet më të fundit të konfliktit (tashmë qesharak) MTKRS-FSHF, i ka siguruar delegacionit shqiptar gjetjen e një formule për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Disa ditë më parë, Duka ishte takuar edhe me presidenitn e FIFA-s, Sep Blater, nga i suiguroi të njëjtën
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me zvëndespresidentin Bujar Kasmi dhe Shefin e Sektorit të Jashtëm Ylli Dede marrin pjesë në seminarin "Top Executive Programe" organizuar nga UEFA me federatat që ndodhen në territorin e Ballkanit.
Federata Shqiptare e Futbollit do të paraqesë në këtë seminar kerkesat më të nevojshme që ka sot futbolli ynë. Pas kësaj pritet që UEFA të përgatisëe programe të detajuara që do ti vijnë në ndihmë përmirësimit të futbollit në Shqipëri.
Gjithashtu pjesë e axhendës së z.Duka, sipas zëdhënësit të FSHF, Lysjen Nurishimi, ishte dhe takimi me presidentin e UEFA-s ,z.Johanson.
Bosi i futbollit europian ashtu si gjithmonë ka shprehur edhe një herë gadishmërinë e institucionit më të larte te futbollit europian për të ndihmuar FSHF-në në zhvillimin e futbollit shqiptar, përmirësimin e infrastruktures sportive dhe ne konflikitin me MTKRS-ne.
Presidenti i FSHF-së, sipas Nurishmit, nga ana e tij i ka shprehur falenderimet në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit për ndihmën që UEFA dhe personalisht Johanson kane dhene per zhvillimin e futbollit ne Shqipëri.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Fubollit, Armand Duka që prej 13 korrikut 2006, është anëtar i Komiteteve të Ekipeve Kombëtare pranë UEFA-s, ku është zgjedhur për herë të parë, komitet që kryesohet nga një tjetër suedez, Lars Ake Lagrell.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›