E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajko: “Lidershipi i FSHF-se po depersonalizon trajnerin”

Dash Frashëri
Mbetet një nga teoricienët më të mirë të futbollit shqiptar, njeriu që skicoi siluetat moderne të kombëtares shqiptare. I kërkuar nga presidentë për shkak të imazhit, por dhe i pushuar për shkak të personalitetit, edhe pse Bajko e quan thjesht, mospajtim të profesionistit me urdhrin e të parit të klubit. Kritik ndaj sistemit të sëmurë të federatës, por dhe njerëzve që kanë përfituar nga imazhi i futbollit, duke e shkatërruar atë, për të prodhuar panoramë betoni e stolash plastikë në vend që të sjellin tifozët në stadium. Lojtar nën urdhrat e të madhit Loro Borici, por kampion si trajner me Partizanin, te i cili ka hyrë e ka dalë jo pak herë. Shok kursi në Itali me Marcelo Lipin, kampionin aktual të botës, por dhe adhurues i Murinjos, njeriu që ka shijuar magjinë e Maradonës, por i ka përsosur futbollin Millos. Bajko është një "miks" kujtimesh, që nisin te lojtari e vazhdojnë te trajneri, ndalojnë te gazetari, por edhe te i papuni. Në luftë me sistemin e dhunën, por i dashuruar me futbollin. "Nuk ka gjë më trishtuese për atë që është në stadium, për atë që e ndjek nga televizonin apo e dëgjon në radio, se takimi ndiqet nga shumë pak shikues. Komentatori Ismet Bellova thoshte dikur ‘nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës', ndërsa tani dëgjon se ‘numri i policëve në një ndeshje, është më i madh se ai i tifozëve'. Ka trishtim më të madh për futbollin", - thotë trajneri. Bajko, flitet për në futboll në rritje në Shqipëri. Por me kë duhet krahasuar ky futboll? Mendoj se kriter vlerësues për futbollin tonë ekziston. E para, njerëzit që drejtojnë pak dinë dhe nuk mund të njohin kriteret e vlerësimit, ecurinë e kësaj loje. Nuk janë profesionistë, dhe më e keqja nuk u intereson kjo. E dyta, është një konstatim edhe më i trishtueshëm. E lënë me vetëdashje që futbolli të përfshihet në një lloj amullie problematike, që të mos kesh mundësi një analizë, qoftë profesionale dhe qoftë teknike. Cilat janë argumentet tuaj në këtë konstatim? Edhe nëse do ta krahasonim futbollin tonë me vetveten, sërish konstatojmë lehtësisht se nuk është e rastit që shpesh specialistët e mirëfilltë lavdërojnë të kaluarën. Edhe këtu qëndrojnë dy argumente thelbësorë. E para, njerëzit e rinj që kanë marrë në dorë fatet e futbollit shqiptar asnjëherë nuk kanë dashur t'i bëjnë një vlerësim real futbollit që prodhoi e kaluara, dhe të njëjtën kohë nuk arrijnë të bëjnë një vlerësim profesional të futbollit të tanishëm. Në opsionin tuaj, përse duhet të ndodhë kjo? Kjo bëhet me dashje. Por, në të përfshihet edhe padija për të guxuar për të hyrë në detajet e dhimbshme që përjeton futbolli. Askush nuk është gati t'i hyjë problematikës gjithëpërfshirëse që ka futbolli ynë. Ajo që është edhe shqetësuese, është fakti se njerëzit që kanë hyrë në lojë për të drejtuar futbollin tonë, në instancat drejtuese dhe në klubet e futbollit udhëhiqen nga parimet e fitimit dhe synojnë të fitojnë prej tij me të gjitha mënyrat. Pra, kanë munguar dhe mungojnë me dashje vlerat kërkuese, idealet e ndershme për të drejtat sportive. Në këtë aspekt përfshihet edhe vetë sistemi i drejtimit i drejtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, të paaftësisë së lidershipit aktual të FSHF-së. Mbi cilat faktet mbështetet Bajko? Më thoni, a është realizuar cdo fund kampionati, dhe këtu flas për analiza të hollësishme profesionale, që për fat të keq nuk ekzistojnë prej 15 vitesh. Kjo bëhet me qellim të caktuar. Shikoni, statistikat e numrit të sportdashësve në shkallët e stadiumit. Të varfra, madje deri në ekstrem. Mbizotëron betoni përpara spektatorit. Shpjegimi është i thjeshtë. Sistemi futbollistik në vendin tonë drejtohet keq, është i sëmurë. Është një futboll demagogjik. Superliga gjithmonë është në një rotacion gjithmonë e më të shpeshtë trajnerësh. Ju u shkarkuat pas fitimit të një ndeshje. Opinioni tashmë e ka kuptuar lojën me trajnerët dhe zhvlerësimin e personalitetit të tyre. Një rrezik, që prodhon kriza të vazhdueshme ndaj teknikëve, të cilët sakrifikojnë dhe janë më të ditur në aspektin futbollisti se drejtuesit e klubeve, qofshin donatorë apo presidentë, dhe kanë në dorë fatet e ekipeve. Është trajneri ai që vendos në lojën e futbollit dhe jo psikologu, apo donatori i përkohshëm i futbollit. Trajneri nuk mund të pranojë verbërisht urdhrin e punëdhënësit të tij. Ulja në minimum të personalitetit të trajnerëve më emër, pjesës tjetër në afirmim e sipër, i duhet vetëm të pranojë kushtet e poshtërimit e vendosura nga bosët e klubeve. Paralajmërimi im është i sinqertë. Do të vijë koha që ata ta paguajnë shtrenjtë këtë sistem antivlerash të ngritur po prej tyre. Trajnerët e mirë, ashtu si dhe lojtarët e mirë lindin. Rruga e gjatë, të cilët ata përshkuajnë i përsos. Këshilla ime për presidentët e nxituar është: duroni, frytet do të vijnë. Por, asnjë prej tyre nuk e ka këtë koncept. Të gjithë përpiqen të depersonalizojnë. Trajnerët kuptuan një gjë shumë të rëndësishme: ku do që të falesh njësoj është

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›