Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i vendit, Meta uron pasardhësin e tij në krye të shtetit

Ilir Meta ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i ri i vendit, i cili do të pasojë atë në këtë detyrë
“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.
Metës i mbaron mandati i Presidentit më 24 korrik, ndërsa ditën e sotme ai i hapi rrugë zgjedhjes së Begajt si President, duke dekretuar nga Stambolli lirimin e tij nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt të votimit. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Ai u prezantua mbrëmjen e të premtes nga maxhoranca socialiste.
/rtsh.al/