E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Monika Kryemadhi: Nuk kemi rezerva për figurën e Bajram Begajt, por LSI do votojë kundër

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se do të mbajë të njëjtin qëndrim si PD, për të votuar kundër kandidaturës së Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit.

Jashtë Kuvendit, ku po zhvillohet seanca e posaçme për raundin e katër të votimit për Presidentin e ri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk ka rezerva për figurën e Begajt, por theksoi se ata do të votojnë kundër, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po instalon diktaturën në vend.

“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›