E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj uron Bajram Begaj për zgjedhjen si President: I bindur se do ta përmbushni detyrën me nder dhe profesionalizëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka urur Bajram Begajn për zgjedhjen President I Republikës.

Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President! I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”.

Begaj, i cili më herët mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u zgjodh sot në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai do të jetë Presidenti i vendit për 5 vitet e ardhshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›