E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Curri, tritol në derën e apartamentit

BAJRAM CURRI- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në një pallat në lagjen “Dardania”, në qytetin e Bajram Currit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Burime zyrtare të Policisë lokale bënë të ditur sot se “lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së apartamentit të shtetases Hasime Mulgeci dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dyert e apartamenteve përreth dhe xhamat e banesave të tjera të pallatit.

Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë persona të dëmtuar, ndonëse të gjtihë banorët ndodheshin në gjumë.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet dhe autorët e ngjarjes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›