Defekti, 6 fshatra të komunës Ostren prej 3 ditësh pa energji
BULQIZE - Gjashtë fshatra të komunës Ostren në rrethin e Bulqizës vuajnë prej 3 ditësh mungesën e energjisë elektrike.
Shkak për këtë situatë është bërë një defekt në rrjetin elektrik, si pasojë e kohës së keqe, disa ditë më parë.
Kreu i komunës Ostren, Razi Rama ka deklaruar se askush nuk ka ndërhyrë ende për riparimin e defektit. Mësohet se pa energji janë banorët e fshatrave Ostren i Madh, Rodavesh, Orzhanov, Lagja e Gurit, Kolavec dhe Leçan.
(er.nu/news24/BalkanWeb)