Ushtarët amerikanë urinojnë mbi kufoma talebane, Pentagoni nis hetimet
SHBA- Marina Amerikane është përfshirë në një skandal pasi në “You Tube” po qarkullon videoja ku jepen 4 marinsa amerikanë duke urinuar sipër kufomave të disa luftëtarëve talebanë.
Videoja shokuese ka pushtuar të gjithë mediat ndërkombëtare dhe ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Marinës Amerikane.
Edhe pse akoma nuk është zbuluar burimi i videos, Pentagoni përmes zëdhënësit Xhon Kirbi ka deklaruar se kjo sjellje është e papranueshme.
Përmes një deklarate për mediat Marina Amerikane deklaron se veprimet në video bien ndesh me etikën e marinës, dhe se ende nuk është vërtetuar nëse videoja është origjinale apo jo.
Shkrime të tjera me interes:
- Dënohen ushtarët amerikanë, vrisnin për “hobi” SHBA- Një gjykatë Ushtarake Amerikane dënoi një ushtar amerikan për...
- Hetimet mbi sheshin, Dalipi: Prokuroria të mos bëjë bllof juridik Tiranë- Këshilltarët socialiste në Bashkinë e Tiranës kanë përshëndetur nisjen...
- Itali- Ndalohet shqiptari, iu gjetën çeqe amerikane të 1990-ës Itali- Një 53-vjeçari shqiptar i janë gjetur nga policia italiane...