E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa rezultat I ngarkuari i BE-se Cooper perfundoi bisedimet me perfaqesuesit e Serbise dhe te Kosoves

Ka perfunduar takimi disaoresh i ndermjetesit te Bashkimit Evropian Robert Cooper dhe kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci ne te cilin mori pjese edhe Perfaqesuesi Special i BE-se per Kosoven Fernando Gentilini. Takimi me Cooper sikurse edhe ai i se henes 01.08.2011ne Rashke me perfaqesuesit e Serbise u zhvillua i mbyllur per media. Jozyrtarisht behet e ditur se perfaqesuesit e Kosoves nuk jane lekundur nga qendrimet e veta megjithese gjate takimit eshte kerkuar nje gje e tille.
Vizita e Cooper ne Kosove dhe Serbi vjen per shkak te tensionimit te situates ne veri te Kosoves pas aksionit te Policise se Kosoves per te marre nen kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 ne Jarinje dhe Bernjak te cilat ishin jashte kontrollit te autoriteteve kosovare.

Nga takimi me perfaqesuesit e Serbise

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat e serbeve

Takimi i perfaqesuesve te Serbise me te ngarkuarin e Bashkimit Evropian per dialog mes Kosoves dhe Serbise Robert Cooper nuk u zhvilluan ne Beograd por ne Rashke ne nje qytet te vogel serb ne afersi te kufirit me Kosoven. Shefi i delegacionit serb ne negociata me Prishtinen Borisllav Stefanoviq dhe ministri serb per Kosoven Goran Bogdanoviq para ketij takimi jane konsultuar ne veri te Kosoves me perfaqesuesit e serbeve te atjeshem me te cilet kane harmonizuar qendrimet.

Takimi me dyer te mbyllura i Cooper-it me perfaqesuesit e Serbise ne godinen e kuvendit komunal te Rashkes ka zgjatur gati tre ore. Dhjetera gazetare te mbledhur atje prisnin me kot sepse pas takimit i ngarkuari i ministres se Jashtme te BE-se Chaterine Ashton doli me nguti nga godina pa thene asnje fjale. As shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq nuk dha ndonje shpjegim me te gjere per perberjen e takimit. Ai tha se konsultimet me te deleguarin e Bashkimit Evropian Robert Cooper do te vazhdojne se shpejti por pa dhene detaje se kur do te ndodhe kjo.

Dialogu gati i pamundur Bildunterschrift Demonstrate ne kufirin mes Kosoves dhe Serbise

Sa i perket mundesise se vazhdimit te dialogut me palen kosovare ai nuk tha asgje. Shefja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri ka paralajmerur me pare edhe mundesine e refuzimit te takimeve te tjera me Stefanoviqin per shkak te zhvillimeve te fundit. Cooper gjendet ne nje mision shume te veshtire sepse me pare edhe presidenti i Serbise Boris Tadiq ka theksuar se dialogu me palen kosovare nuk do te vazhdoje nese nuk kthehet gjendja ne ate si para nderhyrjes se njesise speciale kosovare ne veri te vendit.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›