Bajram dhe ne burg mesazhe paqeje nga qelite

Fitër Bajrami është festuar në të gjitha burgjet dhe paraburgimet në Shqipëri, ku organizimi i shërbesave fetare dhe festimi i tyre është kthyer në një traditë në institucionet penale ne vend. Rreth 512 të dënuar në të gjithë Shqipërinë, pas një muaj agjërimi kanë festuar Fitër Bajramin. Kamera e Albanian Screen vizitoi burgun e grave, institucioni në të cilin, muaji i Ramazanit prej kohesh eshte kthyer ne nje tradite.
“Në këtë rast përshëndes gjithë besimtarët kudo që janë. U uroj festën e Bajramit dhe do të kisha dashur t’i bëja një thirrje presidentit, meqë është edhe festë që të bëjë diçka për të gjithë të dënuarit”-tha Nulifer Elezi, e dënuar.
Por krahas vuajtjes së dënimit, u përcollën mesazhet e dashurisë ndaj familjes dhe kujdesit për të tjerët.
“Besimi te Zoti është shumë i madh. Si unë ashtu edhe nënat e tjerë këtë shpresë kemi pasur këtu, që t’i lutemi Zotit që të na ndihmojë të dalim sa më shpejt. Dhe sa herë që biem të flemë apo kur zgjohemi gjithmonë kemi një besim që t’i lutemi Zotit që të dalim sa më shpejt, t’i gjejmë njerëzit mirë, fëmijët të na i ruajë Zoti, sepse ky është një vend i mbyllur ku ne vetëm Zotin dhe institucionin kemi pranë”-tha Manushaqe Topuzi, një tjetër e dënuar.
“Unë jam nga Shkodra. Edhe pse jam katolike e festoj ashtu si muslimanët. Ka qenë shumë e bukur. Si të gjithë besimtarët bëj thirrje për paqe dhe lumturi”-tha Elena Rukaj, e dënuar.
25 gra të këtij burgu kanë mbajtur muajin e Ramazanit, ndërsa dita e sotme shënoi organizimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore në të gjithë vendin.
Jul Kasapi