E Shtunë, 31 Tetor 2026

Test i anglishtes per aplikanet per studime ne Fakultetin e Studimeve te Integruara

Maturantet që kanë plotësuar formularin A2 në një nga tre degët e fakultetit të studimeve të integruara me praktikën në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës po testohen për njohuritë  në gjuhën angleze. Studimet në këtë fakultet kryhen në gjuhën angleze dhe për këtë arsye është  vendosur që maturantët të deshmojne si fillim njohjen e gjuhës angleze dhe më pas në rast se marrin pikët e nevojshme të përfitojnë nisjen e studimeve.

Rektori i universitetit “Aleksandër Moisiu”,  Mit’hat Mema tha se testimi në gjuhën angleze u bë i nevojshëm për shkak të profesorëve të huaj që janë pjesë e stafit akademik.

“Interesimi jo vetëm i universitetit dhe i Fakultetit të Studimeve me Praktikën, por dhe i bizneseve tek të cilët këto student do të atashohen për të kryer gjysmën e studimeve të tyre, pjesën praktike të tyre, është i madh, që ne të përzgjedhim studentët më të mirë. Ata jam I bindur që do të marrin arsimimin më të mirë të mundshëm professional dhe shkencor”- tha Mema.

Gjithsej jane rreth 1500 maturante që në formularin A2 kanë plotesuar një nga tre degët e këtij fakulteti që janë menaxhim bankash, menaxhim ndërmarrjesh të vogla dhe te mesme si dhe menaxhim turizmi. Për secilën degë janë përcaktuar vetëm 35 kuota dhe për këtë arsye konkurenca është shume  e madhe. Fakulteti i Studimeve të Integruara me praktikën zhvillon ciklin e studimeve të ndarë gjysmen e kohës teori dhe gjysmën tjetër praktikë.

Aleksander Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›