Festivali i Durresit Majewski prezanton Mulliri dhe Kryqi

“Mulliri dhe Kryqi” një ndër pesë filmit që u shfaq në ditën e tretë të festivalit ndërkombëtar të filmit tërhoqi vëmendjen e publikut. Ky film i regjisorit polak Lech Majewski përcjell botën e gjallë të Piter Brygel që ka përjetësuar në art vuajtjet e Krishtit dhe rrugën e kalvarit.
Piktura e Brygelit e vitit 1564 paraqet dramën e kryqëzimit në një mjedis flanders ku gjallon jeta.Regjisori Majewski u shpreh rreth filmit ndërsa foli me nota pozitive për festivalin. Ai tha se i kishte pëlqyer shume filmin shqiptar “Kolonel Bunker”.
“Jam në Shqipëri për herë të parë dhe gjeta njerëz të mrekullueshëm. Filmi “Kolonel Bunker” i Çashkos më pëlqeu shumë dhe do të vazhdoj të shoh edhe të tjerë”-tha Majewski.
Filma të tjerë që u shfaqën në natën e tretë ishin “Piran-Pirano”,“Dasmë në BESARABI”, “Haberman” dhe “Ne Pyll”. Ky i fundit me regji të motrave Vilma dhe Greta Zenelaj është xhiruar në shtetet e bashkuara të Amerikës. Motrat Zenelaj u shprehën se pas suksesit të filmit në Amerikë dhe Kanada, vendosën të vijnë ne vendin e tyre për të prezantuar filmin.
“Jemi shumë të kënaqura që patëm mundësinë ta realizonim këtë në Shqipëri, sidomos në Durrës, që është një festival shumë prestigjoz”-tha Vilma Zenelaj.
“Po shikojmë edhe shumë filma shqiptarë dhe ky është një hap përpara. Shohim se ka evoluar filmi”-tha Greta Zenelaj.
Në festival do të jetë e pranishme aktorja italiane Klaudia Kardinale e cila do te nderohet me çmimin e argjendtë për rolin e saj në kinematografinë europiane.
Aleks Kalemasi