Bajrami: Me Ibrahimoviqin jemi shumë më të fortë

Stokholm, 7 gusht - Mesfushori kosovar Emir Bajrami ka sulmuar kritikët që kanë vlerësuar se Suedia mund të luajë më mirë pa yllin Zllatan Ibrahimoviq. Përkundrazi, ai thotë se Suedia pa një lojtar të madh si ai nuk do ta kishte vlerën e njëjtë. Bajrami 22-vjeçar do të ketë rastin të luajë me Ibrahimoviqin së bashku në Përfaqësuesen e Suedisë më 11 gusht, kur Suedia të ndeshet në miqësore me Skocinë.
"Do të jetë fantastike të luaj përkrah tij. Unë e kam parë atë si idhull gjatë gjithë karrierës. Kam lexuar se disa kanë vlerësuar se përfaqësuesja do të ishte më e mirë pa të. Por, kjo është qesharake. Ne kemi një respekt krejt tjetër nga kundërshtarët, kur në përfaqësuese e kemi Ibrahimoviqin. Ai mund të bëjë gjëra që asnjë lojtar tjetër në botë nuk mund t'i bëjë", ka thënë Bajrami, shkruan "SPORT-Expressen" të premten.
Mesfushori i Twentes ka debutuar me Suedinë në fillim të vitit. Ai deri më tash i ka zhvilluar tri ndeshje me Përfaqësuesen suedeze, por synon që tash e tutje të jetë standard. Ai shpreson të luajë në eliminatoret për Evropianin 2012.
"Unë dua të luaj në eliminatore. Mbetet tek unë të tregoj se çfarë aftësish kam. Por, synimi im është që të luaj në eliminatore", ka thënë Bajrami.
Bajrami këtë verë u transferua nga Elfsborgu i Suedisë për në Twente për 3.5 milionë euro, që vlerësohet si transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të elitës së futbollit suedez. Më i shtrenjtë mbetet vetëm transferimi i Ibrahimoviqit nga Malmo në Ajax.
Me Twenten javën e kaluar ai fitoi trofeun e parë duke triumfuar në Superkupën e Holandës përballë Ajaxit.
"Në Holandë tempi i lojës është shumë më i shpejtë dhe po ashtu futbolli është shumë më i mirë", ka thënë Bajrami.