E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaspora e gatshme të investojë në Junik

Junik, 6 gusht- Bashkatdhetarët e familjes Krasniqi, Tofaj, Gacaferri dhe Kuqi kanë dhënë zotimin e tyre që përfitimet nga puna në Zvicër do t`i investojnë në Junik. Këto zotime ata i kanë bërë në një takim me strukturat komunale të premten.
“Ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që të grumbullojmë fondacionet tona familjare dhe të investojmë në vendin tonë të shenjtë në Junik, me kusht nëse Komuna dhe institucionet e Qeverisë së Kosovës na krijojnë lehtësira dhe siguri në kapitalin tonë”, ka thënë njëri prej kryefamiljarëve të familjes Gacaferri.
Ndërsa në këtë  takim nga kryetari i Komunës, Agron Kuqi, janë prezantuar të arriturat dhe objektivat komunale dhe është nënvizuar nevoja e  angazhimit më të madh, porse edhe mbështetje e theksuar financiare jo vetëm institucionale, porse edhe nga shoqata dhe mekanizma të tjerë. Kryetari Kuqi ua ka përkujtuar mërgimtarëve kontributin e tyre dhënë me vite, porse ka sugjeruar që të vazhdojnë me mbështetje financiare në veçanti familjet e tyre, pasi në Kosovë përgjithësisht gjendja sociale është e rëndë dhe sidomos ka kërkuar që të ofrojnë investime ku mund të vihen kontakte direkt në Zyrën për diasporë, Komitetin  Komunal për strategjinë zhvillimore, në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, si dhe në EULOG, e cila me zyrën e saj në Kuvendin Komunal ndihmon në implementimin e strategjisë për zhvillim ekonomik. Kreu i Junikut, së bashku me drejtorët e Bordit Ekzekutiv, të premten, para bashkatdhetarëve  ka shpalosur të arritura dhe sfidat që e kanë përcëlluar gjatë gashtë muajve të parë të mandatit të tij. Ndërsa në vazhdim ai ka normuar disa projekte që kanë filluar të implementohen. “Për Komunën e Junikut këta gjashtë muajt e parë të këtij viti janë karakterizuar me fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e kanalit të ujitjes, pastaj hartimi i planit rregullues urban për  lagjet ‘Gacaferri’ dhe ‘Pepshi’, ndërtimi i kaptazhit dhe rrjetit të ujësjellësit në lagjet ‘Goqaj’ dhe ‘Qestaj’”, ka thënë kryetari Kuqi. Ai ndërkohë ka potencuar  si të arritura ndërtimin  e  varrezave, rrënimin e objekteve dhe pastrimin e ambienteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›