E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia nen flake, vatra ne 6 qytete

Shqiperia nen pushtetin e flakeve. Vatra te shumta zjarri jane perhapur gjate dites se djeshme pergjate kodrave te qytetit te Delvines, ndersa siperfaqet kullosore te dy fshatrave ne Gjirokaster jane shkrumbuar teresisht, duke bllokuar per 20 minuta edhe rrugen kombetare qe te con drejt pikes kufitare te Kakavijes. Nje zjarr i fuqishem ka rrezikuar mesditen e djeshme edhe banesat e zones se Linzes ne kryeqytet, ndersa pronari i tokes kerkonte te pastronte siperfaqen nga shkurret. Ne Polican flaket kane shkrumbuar dy banesa dhe per fat te mire kane shpetuar 15 anetaret e dy familjeve Bajraktari, kurse demet materiale kane qene te medha. Vatra zjarri ka pasur edhe ne dy fshatra te Beratit, ku jane demtuar siperfaqe me kullote dhe ullinj. Zjarri i fundit eshte shenuar ne Elbasan, ku defekti ne rrjetin elektrik shkrumboi nje kioske dhe rrezikoi godinen ku eshte vendosur Instituti i Kujdesit Shendetesor.

Policia tha se zjarri i rene ne fshatrat Dervican dhe Goranxi eshte raportuar rreth ores 17:00 te dites se djeshme. Si shkak i eres se forte dhe terrenit te thate, brenda pak minutash flaket jane perhapur ne te gjithe siperfaqen kullosore. Per gati dy ore zjarrfikesve, efektivave te policise dhe banoreve te zones iu eshte dashur te luftojne me flaket per te shpetuar banesat dhe pasurine materiale te ketyre shtepive. Disa minuta me vone anes rruges kombetare Kakavije-Gjirokaster, prane fshatit Goranxi, eshte shfaqur serish nje vater zjarri, duke bllokuar per 20 minuta qarkullimin e mjeteve.

Kurse ne fshatin Pronovik te Policanit, dy banesa jane perfshire nga flaket rreth ores 19:00 te pasdites se djeshme, ne pronesi te familjes Bajraktari, ndersa shkak eshte bere shkendija elektrike. Defekti ne rrjet ka shkrumbuar edhe nje kioske ne Elbasan, shume prane nderteses se Institutit te Kujdesit Shendetesor. Nderkohe qe paraditen e djeshme, ne lagjen periferike "Uznove" te Beratit, nje banese eshte vene ne rrezik serioz nga djegia si pasoje e shperthimit te nje bombole gazi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›