E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manaj: Serbia do te njohe Kosoven

Zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj, i ka thene BBC-se se me njohjen e pasaportave te Kosoves edhe Maqedonia edhe Mali i Zi e kane njohur faktikisht realitetin e krijuar dhe me kete edhe pavaresine e Kosoves. Ai u shpreh se edhe Serbia ne nje te ardhme jo te larget do ta njohe pavaresine e Kosoves ne interes, sic tha, te popujve te te dyja vendeve.

Si e percaktoni ju ecurine e njohjes se pavaresise?

Deri tani shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves e kane njohur 46 shtete. Njohja e fundit ishte nga Malta, gjate dites se djeshme. Ky eshte nje proces qe ka ecur, po ece dhe shpresojme se do te ece ne trendin e tij te natyrshem. Procesi i njohjes se vendit te pavarur, krahasuar ose mbeshtetur ne te drejten nderkombetare publike, eshte nje proces qe varet nga shume faktore. Per ne eshte e rendesishme qe te kete nje numer me te madh te vendeve qe e njohin Republiken e Kosoves.

Por opozita dhe shoqeria civile thone se qeveria e Kosoves nuk ka bere aq sa duhet ne lobizim?

Mendimet jane nga me te ndryshmet. Ne fakt qeveria dhe institucionet e Kosoves kane bere maksimumin e mundshem per te lobuar procesin e njohjes. Nuk varet vetem nga qeveria dhe institucionet e Kosoves por eshte nje proces qe varet nga shume faktore. Realiteti i tanishem ne marredheniet nderkombetare varet nga pozicione te ndryshme politike, nga interesa te ndryshme dhe struktura te ndryshme qe vende te ndryshme respektojne per te marre vendim per njohjen e nje vendi dhe ne kete rast te Kosoves.

A jeni optimist se qeveria e re e Serbise do te mund te beje hapin drejt njohjes se shpejte te pavaresise se Kosoves?

Nuk jam optimist se do ta beje shpejt. Por, eshte e pashmangshme dhe e ardhmja do te konfirmoje te verteten se eshte domosdoshmeri e kohes qe dy vendet te jetojne ne fqinjesi te mire dhe ne marredhenie te mira ne interes te qytetareve dhe te dy popujve.

Pse zoti Manaj, vendet e rajonit sic jane Maqedonia dhe Mali i Zi ende nuk kane vendosur qe ta njohin pavaresine?

Jane probleme te brendshme qe reflektojne edhe nga struktura e popullsise. Ato perpiqen qe te gjejne momentin me te pershtatshem te duhur, kur do te jete me pak i reagueshem nga nje pjese e popullates se tyre. Ne i dime problemet e brendshme edhe te Maqedonise edhe te Malit te Zi, por megjithate ne nje menyre te dyja keto vende vec e kane njohur. Ato i kane njohur pasaportat e Republikes se Kosoves dhe kjo ne fakt eshte njohje faktike e realitetit te krijuar dhe me kete edhe e pavaresise se Kosoves.

Kur mendoni se Kosova do te mund te behet pjese e OKB-se?

Ne do te bejme gjithe perpjekjet per te arritur standarde qe sa me shpejte te jemi anetare te OKB-se. Nuk mund te parashihet ndonje date ose vit. Besoj se kjo nuk do te jete periudhe e gjate dhe e dekadave. Por per pak vite ne shpresojme se do te behemi anetar, me te drejta te barabarta dhe obligime te barabarta, si gjithe te tjeret ne OKB.

Manaj: Kerkesa e Serbise s'do te kete ndikim ne OKB

Zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj, ka deklaruar se kerkesa e Serbise nuk pritet te kete ndonje efekt dhe nuk pritet te marre shumicen mbeshtetese per te proceduar me tutje, respektivisht per te derguar kerkesen ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

"Eshte e dukshme qe Serbia po perpiqet qe kete problem, me te cilin eshte e ngarkuar panatyrshem, ta zhvendos nga brendia e vendit dhe ne nje menyre ta nderkombetarizoje. Perpjekjet e tilla kane per synim qe te neutralizojne reagimet e brendshme", deklaroi Manaj. Sipas tij, Qeveria eshte ne dijeni per raportet mes partive politike, te struktures se organizimit politik ne Serbi, demokratik e radikal dhe ultranacionalist, keshtu qe perpjekjet jane per ta zhvendosur nga Serbia dhe ta nderkombetarizojne kete ceshtje. "Eshte fare e qarte se eshte nje kerkese e panatyrshme, nje kerkese e paperspektive. Megjithate duhet te shohim se si do te pranohet kjo nga shumica e vendeve te OKB-se", deklaroi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›