E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajrami, Topalli: Të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë

Dita kur gjithcesili mendon për ata që kanë më pak dhe që kanë nevojë për më shumë ndihmë. Kështu e ka përkufizuar festën e Fiter Bajramit numri një i Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në mesazhin drejtuar të gjithë qytetarëve në ditën e bekuar të Bajramit, duke e konceptuar si një mesazh vlerash për gjithë shoqërinë tonë.
 

Më tej Kryeparlamentarja e mbylli urimin duke uruar për një Bajram 2013 më të mirë, më shumë dashuri, shëndet dhe mirëqënie për të gjithë besimtarët në të gjitha trojet, ndërsa nuk ka harruar të ndajë urimin edhe me gazetarët në këtë ditë të shënuar për muslimanët.
 

Topalli këtë urim e bëri pas vizitës në selinë e Komunitetit Musliman, në vazhdën e vizitave të drejtuesve të lartë të shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›