PS uron besimtarët, Klosi: Për një rilindje të re

Deputeti dhe Sekretari organizativ i Partisë Socialiste,Blendi Klosi i shoqëruar edhe nga dy përfaqësues të tjerë të PS, Lindita Nikolla dhe Krenar Cenollari vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit. Ndërkaq Klosi uroi dhe të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e kësaj feste, me shpresën për një rilindje të re për vendin.
“Në emër të familjen sonë të madhe politike, Partisë Socialiste dhe të kryetari të saj, Edi Rama, kërkojmë që në këtë ditë të sakrificës, mirësisë dhe respektit për njëri tjetrit, ti urojmë gjithë qytetarëve shqiptarë mbarësi. Të marrin nga e mira e kësaj feste, të marrin nga bukuria e kësaj feste dhe të gjithë së bashku të kemi mundësinë ti japim këtë vendi një rilindje të re”, u shpreh Klosi.
“Të gjithë së bashku të kemi mundësinë që në familjet tona të ndjehemi më mirë, të ndjehemi më të begatë dhe më solidar me njëri tjetrin. I uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në të gjithë krahinat e Shqipërisë, në të gjithë trevat e saj, kudo gjithë kombit shqiptar, fat, mbarësi dhe begati në këtë ditë të madhe”, shtoi më tej ai.