E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i bombolës në Berat, rëndë 2 të plagosurit

Pas shpërthimit të bombolës në Berat vazhdojnë që të jenë në një gjendje të rëndë shëndetësore dy të plagosur në spitalin e Tiranës(QSUT). Sipas burimeve spitalore, ata do të dërgohen për një kurim më të specializuar në Itali. Ndërsa për të plagosurin tretë, gjendja është më e mirë dhe jo me rrezik për jetën. Shpërthimi i një bombole në fshatin Lapardha të Beratit, çoi në vdekjen e një fëmije 9 vjeçare dhe në plagosjen e katër të tjerëve. Ngjarja ndodhi si pasojë e një pakujdesie gjatë montimit të tubave për përcjelljen e gazit të lëngshëm nga mjeti autobot, drejt depozitës së gazit që ndodhej në pikën e tregtimit. Çastet e ankthit pas shpërthimit të gazit i tregojnë dhe vetë banorët, njëkohësisht dëshmitarë të ngjarjes. Sipas burimeve policore gjithçka ka qenë brenda rregullave dhe tregtimi i këtij gazi ishte një pikë e licencuar, por kjo gjë nuk ka mundur dot të shmangë shpërthimin e se hënës ku 9-vjeçarja nuk mundi ti shpëtojë kthetrave të vdekjes dhe ku 2 nga tre të plagosurit vazhdojnë të jenë në rrezik për jetën. Megjithatë tragjedia mund të kishte qenë më e madhe, nëse do të kishte shpërthyer autoboti, i cili kishte nj sasi shuam të madhe gazi të lëngshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›