Bunjaku shpërthen kundër Wolfsburgut

Sulmuesi kosovar i Nurnbergut, Albert Bunjaku po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.
Ai ishte më meritori në fitoren që skuadra e tij e shënoi të shtunën si mysafire e kampionit të Gjermanisë, Wolfsburgut, me rezultat 2:3.
Në këtë takim, Bunjaku ia doli që ti shënojë dy gola për ekipin e tij dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Me këto dy gola, Bunjaku ka shtuar në gjashtë kuotën e golave të shënuara në nëntë paraqitje sezonale.
Bunjaku golin e parë e realizoi në minutën e 56-të të ndeshjes, kurse golin e tij të dytë e shënoi në minutën e 64-të. Ndërsa golin e tretë dhe të fitores për Nurnbergun e ka shënuar Kluge në minutën e fundit të takimit.
Golat për Wolfsburgun i shënuan Dejagah në minutën e 59-të dhe Grafite nga penaltia në minutën e 79-të.
Pas paraqitjeve të mira në periudhën e fundit, Bunjaku është ftuar edhe në përfaqësuesen e Zvicrës dhe tani objektiv i tij mbetet pjesëmarrja në Kampionatin botëror.