Premiera e ‘Natës së Dymbëdhjetë’

Motra dhe vëllai binjakë, Viola dhe Sebastian, ndahen nga njëri-tjetri pasi që anija në të cilën po lundronin fundoset afër bregdetit Ilir. Të dy besojnë se tjetri është fundosur bashkë me anijen. Viola e ndihmuar nga një tjetër anije sillet në tokën e Ilirisë. Ajo maskohet si mashkull, me emrin Cesario, me qëllim që të fitojë postin e ndihmësit të Dukës Orsino. Orsino dashuron konteshën Olivia, e cila e refuzon...
Ngjarja ka të bëjë me ngatërrimin e identiteteve dhe me përzierjen e gjinive. Ajo në skenën teatrore kosovare sillet nga regjisori Ilir Bokshi, i cili ngjarjen transferon në fundshekullin e XIX’të.
Në shfaqje luajnë: Shkelzen Veseli, Teuta Krasniqi, Driada Matoshi, Adrian Morina, Ard Islami, Ylber Bardhi, Edona Rreshitaj, Lulzim Guhelli, Eshref Durmishi, Besnik Krapi,etj. Kompozitor është Trimor Dhomi, skenograf Petrit Bakalli, kostumografe Vesa Kraja.