E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj: “2007-a, me Kupë për Partizanin”

Nga Dash Frashëri
"Bakaj është shndërruar në trurin e skuadrës", - kështu u shpreh presidenti i Partizanit, Albert Xhani, për futbollistin e talentuar Elis Bakaj. Mesfushori shënoi dy gola në takimin Partizani-Kastrioti (4-1), dha një asist në golin e parë të Abilaliajt dhe ishte pjesë e golit tjetër të vlonjatit së bashku me Gjergj Muzakën. Kjo ndeshje u transmetua direkt nga televizioni "Vizionplus", që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të KF Partizani. SYNOJME KUPEN DHE VENDIN E DYTE "Më e rëndësishme është që fituam ndeshjen, pastaj vjen kënaqësia ime për shënimin e golave me Kastriotin dhe atë që dhashë në fushë për ekipin, për më tepër që kisha kohë të gjatë pa shënuar, që nga ndeshja me Shkumbinin ", - u shpreh Bakaj. Partizani, pas 23 javësh, ndodhet dy pikë larg, pas Teutës (41 pikë), me të cilën do të përballet në gjysmëfinale. "Për vendin e dytë, së bashku me ne dhe Teutës lufton edhe Vllaznia. Objektivi për Partizanin është të arrijmë vendin e dytë në kampionat, finalen e më pas fitimin e Kupës", shtoi 19-vjecari Elis Bakaj, që është shënuesi më i mirë i Partizanit në Kupën e Shqipërisë me 3 gola, dy të shënuar ndaj Gramozit të Ersekës (turi i parë), një kundër Lushnjës (turi i dytë). KATËR "RRJETA" SEZONALE Nëse sezonin e kaluar, 2005-2006, Elis Bakaj shënoi vetëm 1 gol (një prej të cilëve ndaj Elbasanit në barazimin 1-1), gjatë këtij sezoni ai është autor i katër golave në kampionat. Bakaj ka shënuar kundër Teutës (1 gol), Shkumbinit (1) dhe Kastriotit (2). Bakaj ka një eksperiencë të mjaftueshme ndërkombëtare, ku ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave, madje ka shënuar gol me U-17, ku spikat goli me Lituaninë në ndeshjen e humbur 3-2 (28 shtator 2003). GOLAT NDËRKOMBËTARË Gjatë ndeshjeve të Kupës Intertoto 2006, në qershorin e vitit të kaluar, Partizani, edhe pse u eliminua nga Kupa Intertoto qysh në turin e parë nga skuadra qipriote Ethnikos Achnas, pas një humbjeje në Qipro (4-2) dhe një fitoreje në Tiranë (2-1), shënoi katër gola në dy takimet, ku autor i njërit prej tyre ishte Elis Bakaj (66'), në ndeshjen e zhvilluar në Qipro. 19-vjecari, me fanellën e Kombëtares U-21 ka shënuar dy gola në ndeshjet miqësore. Të parin kundër Bjellorusisë (3-1) në Tiranë dhe të dytin në miqësoren e fituar nga formacioni i Bushatit me Turqinë (0-2)në Stamboll. REKORDI ABSOLUT SHQIPTAR Elis Bakaj është edhe mbajtësi i një rekordi shqiptar, atij të futbollistit më të ri në moshë të aktivizuar në një ndeshje ndërkombëtare. Bakaj është aktivizuar në ndeshjen Dacia Kisinau-Partizani (2-0), të zhvilluar më 5 korrik 2003, në Kisinau, duke qenë 16 vjec e 10 ditë. Më 5 korrik të vitit 2006, Elis Bakaj nënshkroi edhe një kontratë me skuadrën helene të kategorisë së dytë, PAS Janinës, por më pas, për arsye ende jo fort të qarta, Bakaj u rikthye në Tiranë te Partizani. Golat e Elis Bakaj në sezonin 2006-2007 Partizani 2-0 Teuta Bakaj 65' Partizani 2-0 Shkumbini Bakaj 23' Partizani 4-1 Kastrioti Bakaj 35', 70'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›