Liga e parë në Maqedoni/ Rezultatet dhe incidente

Albania-Sport - Këtë xhiro të ligës së parë futbollistikë në Maqedoni e karakterizoi incidenti i ndodhur në Kumanovë në ndeshjen mes Bashkimit dhe Vardarit ku pas gjysmës së parë e cila përfundoi me rezultat 0-0 lojtarët e Vardarit nuk janë paraqit në terrenin e gjelbërt për shkaqe sigurie kurse më shumë informacion do të kemi më vonë nga gazetarët tanë të pranishëm në Kumanovë. Në ndeshjet tjera të luajtura fitore bindëse të vendasve.Në duelin shqiptar në Tetove mes Renovës dhe Vëllazërimit u shënuan 3 gola nga vendasit kurse Shkëndija pësoi disfatë si mysafir në Shkup nga Makedonija me rezultat 2-0.
Rezultatet :
14:00 Baskimi - Vardar ndërperë
14:00 KF Makedonija 2-0 Shkëndija (0-0)
14:00 Pelister 2-0 Sileks (2-0)
14:00 Pobeda 3-1 Bregalnica Stip (2-0)
14:00 Rabotnicki 4-0 Napredok (2-0)
14:00 Renova 3-0 Vllazrimi (1-0)