E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi shenon perseri per Apollonit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Sulmuesin me rezultativ te kombetares shqiptare dhe asaj te Apollon Kalamarjase, Alban Bushit mesa duket fati po e ndjek hap pas hapi. Javet e fundit ka bere paraqitje te shkelqyera ne kampionatin grek, duke shenuar, duke dhene asiste, duke goditur shtyllen. Trajneri i skuadres greke flet shpesh me shume eloxhe per te. Sikur te mos mjaftonin keto, plakushi kroat i kombetares sone e ka thirrur dhe per ndeshjet e eliminatoreve te kampionatit europian, pas shume kohe mungese. Edhe sot, ne ndeshjen miqesore qe skuadra e tij ka zhvilluar kunder skuadre se Polikastros, ALban Bushi ka shenuar perseri. Goli i tij me koke, i ka dhene skuadres se tij barazimin ne minuten e 85. Kjo ka qene nje prove e mire dhe per vete Bushin,i cili do te vije ne Tirane me nje moral te larte, pasi ka shenuar dy gola ne dy ndeshjet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›