Valbona Hasan - Arifi, tri herë lojtare e vitit në Kosovë

Avdyl SALIHU
Shkup– KH Prishtina në radhët e saja ka disa lojtare shumë të mira, të cilat dallohen me lojën e tyre në fushën e lojës, ndërsa Valbona Hasan -Arifi bënë pjesë në mesin e tyre. Ajo ka lindur në vitin 1977 në Shtime të Kosovës, ndërsa karrierën e saj të bujshme e ka filluar në moshën 16 vjecare në KH Vjosa të Shtimes. Trajner të saj kanë qenë i ndjeri Haki Baftiu dhe Hysni Qerimi. Me KH Vjosa është zgjedhur tri herë lojtare e vitit në Kosovë. Koha: Pse e zgjodhët pikërisht sportin e hendbollit? - Sportin në përgjithësi e kam dashur qysh në fëmijëri. Më herët jam marrë me basketboll, futboll, tenis. Në qytezën ẻ Shtimes sikurse edhe në tërë Kosovën nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin sportiv, ngase okupimi serb i asaj kohe kishte pamundësuar një gjë të tillë. Por falë angazhimit te njerëzve që e kanë dashur dhe cmuar sportin si një nga shtyllat kryesore për t'i bërë ballë asimilimit të një populli, krijuan kushte për zhvillimin e sportit. Dhe, pikërisht në Shtime ka funksionuar i vetmi ekip i femrave që mbante emrin KH "Vjosa", ku që nga viti 1993/94 jam inkuadruar edhe unë. Koha: Cilët ishin sukseset e para me këtë klub? -Me KH "Vjosa" kam arritur kulmin e karrierës sime. Jam shpallur tri herë hendbolliste numër një e Kosovës. Kjo ka ndodhur në vitet: 1993, 1995 dhe 1997. Me këtë ekip kam fituar edhe titujt e kampionatit të Kosovës në vitet 1994/95 dhe 1995/96, si dhe kemi ngadhënjyer në Kupën e Kosovës në vitin 1994 dhe 2002. Koha: Kur kaluat në KH "Prishtina"? -Në vitin 2003/04 me vet dëshirën time, kalova në KH "Prishtina", ku edhe sot e kësaj dite luaj. Në vitin e parë kemi arritur deri te finalja e play-off-it, ndërsa një vit më pas (2004/05) fituam Kupën e Kosovës. Koha: Cfarë janë kushtet momentale në hendbollin Kosovar? Kushtet në hendbollin kosovar janë të vështira. Klubet ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare - financiare, kusht që ndikon për arritjen e suksesit. Edhe te klubi ynë kushtet nuk janë aspak të përshtatshme, sepse nuk kemi ndonjë mbështetje financiare apo kompensim të energjisë së humbur. Udhëheqësit e klubit kanë premtuar se kjo situatë do rregullohet së shpejti, por sa do të gjejnë mbështetje te donatorët kjo mbetet të shihet?. Koha: Sa po ndikojnë kushtet në sukseset e sportistëve? -Kushtet e një sportisti ndikojnë shumë në arritjen e një suksesi. Jam e bindur se nën udhëheqjen e trajnerës sonë Ziavere Loshi, KH "Prishtina", po të kishte kushte të mira do të luante në garat evropiane. Koha: Sa është i përgatitur hendbolli kosovar në arenën ndërkombëtare? -Për momentin hendbolli kosovarë e ka të vështire paraqitjen në arenën ndërkombëtare, duke marre parasysh kushtet nëpër të cilat ka kaluar ky sport. Tani duhet të "zgjohen" nga gjumi udhëheqësia e Federatës së bashku me kryesitë e klubeve, nëse dëshirojnë suksese. Pa punë dhe përkrahje nuk kemi pse të dalim jashtë Kosovës. Koha: Sa ju ka ndihmuar ky sport në jetën private? - Hendbolli më ka ndihmuar shumë në jetën time private. Më ka dhënë forcë që të përballoj vështërsitë e ndryshme. Më ka dhuruar caste të paharrueshme, ku fitoret më kanë gëzuar pa masë, ndërsa humbjet i kam përjetuar rëndë. Në jetën e përditshme jam e lidhur shumë me këtë sport, ngase edhe burri im, Fitim Arifi është magjistër i Edukatës Fizike dhe i komentojmë së bashku të gjitha takimet.