E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati gol ne humbjen e skuadres se tij

Nga Greqia, Kastriot Gjini
E pa fat ishte skuadra e Edvin Muratit, Panserraikosi, e cila aktivizohet ne kategorine e dyte greke. Skuadra e mesfushorit shqiptar meritonte tre pakten nje barazim, ne transferten e veshtire kunder skuadres qe gjendet ne vendin e dyte te klasifikimit. Pjesa e pare ka filluar me vendasit te kerkojne me shume avantazhin, dhe ja kane arritur ne minuten e 15' me nje 11m qe arbitri dha per nje prekje me dore te topit ne zonen e rreptesise. Pjesa epare ka mbaruar me kete rezultat, ku i vetmi rast per tu permendur ishte nje top i goditur nga jashte zones nga Murati, i cili u prit sakte nga portieri kundershtar. Pjesa e dyte ka qene me agresive per skuadren e "Lushes", e cila sulmonte shpesh. Madje kishte dhe nje shtylle nga afro 40 metra. Ne minuten e 75' do te jete Murati ai qe do te godase penalltine e fituar nga skuadra e tij dhe do te barzoje rezultatin. Pa kaluar 2 minuta, skuadra kundershtare do te kaloje perseri ne avantazh ne 2:1, rezutat ky qe do te jete dhe perfundimtar. Mesfushori Shqipetar u aktivizua gjate gjithe ndeshjes, dhe me golin e shenuar arrin kuoten e 4 golave ne kete sezon dhe renditet i dyti nder golashenuesit e skuadres se tij, me nje gol me pak nga vendi i pare. Murati u ndeshkua dhe me nje karton te verdhe, pas nje akti te tepruar ndaj kundershtarit. Skuadra e tij po vazhdon luften per mbijetesen ne kategorine e dyte greke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›