Bakaj: Borusia, një shans i rrallë
Elis Bakaj duket se është gati
për hapin e madh, kalimin jo
vetëm në një kampionat
prestigjioz dhe shumë cilësor si
Bundesliga, por edhe te një skuadër
me shumë emër si Borusia e Dortmundit.
Futbollisti i Partizanit ka
qenë në dijeni të interesimit të
skuadrës gjermane prej kohësh,
por ka bërë të qartë se gjithçka është
ende në fazën fillestare. Bakaj
ka tentuar disa herë të provojë një
eksperiencë të re jashtë Shqipërisë,
por provat e tij në skuadrat
e kampionatit grek nuk kanë
shkuar në mënyrën e duhur. Por
pas një sezoni të shkëlqyer me
fanellën e Partizanit dhe grumbullimet
e vazhdueshme me kombëtaren,
duket se ka bindur ekipet
e rëndësishme që të vihen në
ndjekje të tij.
"Jam shumë i lumtur për interesimin
e Borusias së Dortmundit,
që është një ekip me emër. Kjo do
të thotë se kam bërë gjithçka mirë
gjatë këtij viti. Normalisht që
bisedimet me një skuadër të
rëndësishme gjermane të gëzojnë,
por të shohim si do të shkojnë
gjërat në ditët në vijim, pasi
jemi akoma në fazën fillestare",
ka konfirmuar futbollisti, i cili tregoi
se ky interesim i Borusias së
Dortmundit kishte filluar prej kohësh.
"Ka pasur kontakte edhe
më parë me ekipin gjerman, por
bisedimet e mirëfillta kanë filluar
vetëm gjatë kohëve të fundit", ka
treguar Bakaj.
Drejtuesit e Partizanit i kanë
dërguar stafit teknik të Borusias
së Dortmundit kaseta filmike të
futbollistit gjatë ndeshjeve të
këtij kampionati, ku ai ka luajtur
më shumë në rolin e sulmuesit se
të mesfushorit. Pikërisht ambientimi
i shpejtë i lojtarit me pozicione
të ndryshme në fushë ka
bërë që klubi gjerman të shohë
me interes Bakajn. Por sipas këtij
të fundit, një peshë të rëndësishme
kanë pasur edhe komentet
e trajnerit të përfaqësueses Ari
Han, i cili u ka dhënë opinionin e
tij drejtuesve të Borusias.
"Vlerësimet e trajnerit Ari Han
kanë qenë të rëndësishme. Opinioni
i tij ka ndikuar shumë që
drejtuesit e Borusias të fillonin
bisedimet për transferimin tim",
deklaroi Bakaj, i cili deri tani ka
veshur një herë fanellën e përfaqësueses
shqiptare, në
ndeshjen kundër Rumanisë, kur
kombëtarja drejtohej nga Oto
Bariç.
Lojtari do të zhvillojë një provë
disaditore te Borusia gjatë verës,
sapo kjo skuadër të fillojë grumbullimin
për përgatitjen e sezonit
të ardhshëm. Do të jetë ky test ai
që do të përcaktojë përfundimisht
nëse lojtari do të kalojë në
radhët e ekipit gjerman, apo nëse
do të mbetet një alternativë për
të ardhmen. Mbeten për t‘u përcaktuar
edhe detajet e transferimit
të tij, por mendohet se
presidenti Xhani ka vendosur që
ta kalojë atë në formën e bashkëpronësisë,
ashtu siç u veprua
me Malindin.
për hapin e madh, kalimin jo
vetëm në një kampionat
prestigjioz dhe shumë cilësor si
Bundesliga, por edhe te një skuadër
me shumë emër si Borusia e Dortmundit.
Futbollisti i Partizanit ka
qenë në dijeni të interesimit të
skuadrës gjermane prej kohësh,
por ka bërë të qartë se gjithçka është
ende në fazën fillestare. Bakaj
ka tentuar disa herë të provojë një
eksperiencë të re jashtë Shqipërisë,
por provat e tij në skuadrat
e kampionatit grek nuk kanë
shkuar në mënyrën e duhur. Por
pas një sezoni të shkëlqyer me
fanellën e Partizanit dhe grumbullimet
e vazhdueshme me kombëtaren,
duket se ka bindur ekipet
e rëndësishme që të vihen në
ndjekje të tij.
"Jam shumë i lumtur për interesimin
e Borusias së Dortmundit,
që është një ekip me emër. Kjo do
të thotë se kam bërë gjithçka mirë
gjatë këtij viti. Normalisht që
bisedimet me një skuadër të
rëndësishme gjermane të gëzojnë,
por të shohim si do të shkojnë
gjërat në ditët në vijim, pasi
jemi akoma në fazën fillestare",
ka konfirmuar futbollisti, i cili tregoi
se ky interesim i Borusias së
Dortmundit kishte filluar prej kohësh.
"Ka pasur kontakte edhe
më parë me ekipin gjerman, por
bisedimet e mirëfillta kanë filluar
vetëm gjatë kohëve të fundit", ka
treguar Bakaj.
Drejtuesit e Partizanit i kanë
dërguar stafit teknik të Borusias
së Dortmundit kaseta filmike të
futbollistit gjatë ndeshjeve të
këtij kampionati, ku ai ka luajtur
më shumë në rolin e sulmuesit se
të mesfushorit. Pikërisht ambientimi
i shpejtë i lojtarit me pozicione
të ndryshme në fushë ka
bërë që klubi gjerman të shohë
me interes Bakajn. Por sipas këtij
të fundit, një peshë të rëndësishme
kanë pasur edhe komentet
e trajnerit të përfaqësueses Ari
Han, i cili u ka dhënë opinionin e
tij drejtuesve të Borusias.
"Vlerësimet e trajnerit Ari Han
kanë qenë të rëndësishme. Opinioni
i tij ka ndikuar shumë që
drejtuesit e Borusias të fillonin
bisedimet për transferimin tim",
deklaroi Bakaj, i cili deri tani ka
veshur një herë fanellën e përfaqësueses
shqiptare, në
ndeshjen kundër Rumanisë, kur
kombëtarja drejtohej nga Oto
Bariç.
Lojtari do të zhvillojë një provë
disaditore te Borusia gjatë verës,
sapo kjo skuadër të fillojë grumbullimin
për përgatitjen e sezonit
të ardhshëm. Do të jetë ky test ai
që do të përcaktojë përfundimisht
nëse lojtari do të kalojë në
radhët e ekipit gjerman, apo nëse
do të mbetet një alternativë për
të ardhmen. Mbeten për t‘u përcaktuar
edhe detajet e transferimit
të tij, por mendohet se
presidenti Xhani ka vendosur që
ta kalojë atë në formën e bashkëpronësisë,
ashtu siç u veprua
me Malindin.