E Diel, 1 Nëntor 2026

Mainzi, asnjë ide rreth Vangjelit

Menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Mainzit, Kristian
Haidel, ka bërë të qartë se Kristi Vangjeli nuk ishte një
nga objektivat e skuadrës që militon në Bundesligën 2. Ai
ka saktësuar për "Allgemeine Zeitung" se nuk ka asnjë informacion
për futbollistin, duke hedhur poshtë hipotezën e transferimit
të mbrojtësit të kombëtares që aktualisht aktivizohet
me Arisin e Selanikut. "Nuk di asgjë për të. Dhe kur ne nuk
dimë asgjë, atëherë do të thotë se nuk do ta realizojmë këtë
transferim", u shpreh Haidel, i pyetur rreth Vangjelit. Megjithatë,
duket se mbrojtësi shumë shpejt do të ndryshojë kampionat,
pasi vetë trajneri Han e ka këshilluar të gjejë një
skuadër më të fortë në Evropën Perëndimore. Për më tepër,
Vangjeli nuk e ka pasur vendin e sigurt tek Aris, ku trajneri ka
preferuar ta mbajë në stolin e rezervave, për ta aktivizuar në
minutat e fundit të ndeshjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›