E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj: Tani me ka mbetur, Kupa e Shqiperise dhe Kepuca e Arte

Aranit Muraci
Mesfushori me tipare sulmuese i Dinamos, Elis Bakaj thekson se deri ne fund te edicionit ka synime te tjera, pervec fitimit te titullit kampion. Dinamo me ecurine e deritanishme eshte shume prane objektivit kryesor, titullit. Diferenca prej 17 pikeve me vendin e dyte do te thote se synimet per titulli jane arritur me shpejt, por per mesfushorin ka edhe nje synim me shume per te realizuar, ne krahasim me shoket e tij te ekipit. Ai shprehet se deshiron te mbetet ne krye te golashenuesve ne fund dhe skuadra e tij te arrije triumfin e dyfishte, ne kompeticionin e dyte. - "Titulli kampion ishte synimi paresor per mua, pastaj edhe numri i golave, per trofeun personal. Tani ne jemi me prane objektivit dhe do te kerkoj te shenoj sa me shume gola qe te mbetem ne krye te golashenuesve," - thekson Elis Bakaj. Dinamo do te prese Shkumbinin ne kryeqytet, ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise. Blute jane mundur 2-1 ne fushen peqinase, por synojne te permbysin rezultatin dhe te kalojne ne gjysmefinale. Sipas mesfushorit te ekipit tone kombetar dhe te Dinamos, kualifikimi do te jete i veshtire. Bakaj vlereson ekipin kundershtar. - "Pavaresisht terrenit te renduar ne Peqin, ne dy ndeshjet e fundit kemi pasur rezultate zhgenjyese me Shkumbinin. Synimi yne dihet, se pervec titullit, do te luajme edhe per trofeun e kupes. Parashikoj nje ndeshje te veshtire. Ekipit tone i duhet te permbyse rezultatin e pare. Megjithate, skuadra mjafton te dale ne lojen e saj te zakonshme dhe kam besim se do te arrije ne fund te siguroje rezultatin e duhur. Kualifikimi i gjysmefinale do te na afroje prane nje prej dy objektivave tane. Do te ishte e mrekullueshme nese ne kete edicion do ti fitonim te dy trofete, titullin dhe kupen." Elis Bakaj ben pjese edhe ne ekipin tone kombetar. Mesfushori dinamovit thekson se vetem nese do te arrije synimet me ekipin, edhe nga personale do te kete me shume shanse per te permbushur objektivat. Elis Bakaj ishte shume prane largimit, gjate merkatos se dimrit, por nuk u largua, duke qene se pretendente nje ekip perendimor dhe me emer. Kampionatit po i vjen fundi, por Bakaj shprehet se aktualisht nuk ka kohe te mendoje largimin. Merkatoja ka kohen e saj, sipas mesfushorit, i cili pret te kurorezohet ne fund te kampionatit me dy trofe, per t'iu gezuar njekohesisht suksesit me te madh ne karrieren e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›